gototopgototop

Regjistrohu

*
*
*
*
*

* Fushat e detruar

aakv-zhur.com : Home / Ansambli i Zhurit / Ansambli i Zhurit në Media / Oda Dibrane 2007
A+ R A-
Friday, 18 March 2011 03:50
Voto artikullin
(11 votime)

Vlera të shkëlqyera folklorike shqiptare

Ansambli i Zhurit - Mysafir të Festivalit "Anadrinia Jehon" 2007, Dejë - Foto nga Arkivi

Në Dibër të Vogël- Peshkopi më datë 2 dhe 3 nëntor u mbajt Festivali i 13 me radhë “Oda Dibrane 2007” ku morrën pjesë 14 shoqata kulturore dhe artistike nga Shqipëria, Kosova, Kosova Lindore Maqedonia dhe Mali i Zi.

 

Me praninë e tyre këtë festival e madhëruan Bamir Topi, president i Shqipërisë, Lulzim Basha, ministër i jashtëm i Shqipërisë, ammbasadori i Holandës, deputetët e rrethit Sali Shehu dhe Rahim Kaleci, Argëtim Fida kryetar i Dibrës së Madhe, Nevzat Bejta, kryetar i Gostivarit, Azbi Lika, kryetar I Tetovës dhe Izet Mexhiti, kryetar i Çairit të Shkupit.

 

Ilir Krosi, kryetar i Bashkisë së Dibrës së Vogël- Peshkopisë, duke e shpallur Presidentin Topi “Nder i Odës Dibrane”, u shpreh se: ”Arti bashkon dhe vllazron zemrat, krijon ura bashkëpunimi mes trojeve shqiptare dhe popujve të rajonit. Në të ardh men ky manifestim do të zgjerohet edhe me praninë e grupeve kulturore artistike të Ballkanit”.

 

Bamir Topi me këtë rast deklaroi se: ”Oda Diabrane” veç tjerash simbolizon mikpritjen, bujarinë dhe patriotizmin e shkëlqyer dibran ndër shekuj.

 

Oda Dibrane është institucion ku kombinohen të gjitha trevat, shkëlqen plot dritë ku kombinohet arti që nëpërmjet kostumeve, instrumenteve, këngës e valleve burimore, bashkon edhe zemrat e shiqiptarëve kudo qe jetojnë në këto momente të rëndësishme të historisë”.

 

Gjatë dy netëve të Festivalit “Oda Dibrane 2007” me këngët, folklorin, me ritet dhe alegorinë e tyre para artdashësve, u paraqitën Qendra Kulturore nga Dibra e Vogël-Peshkopi, SHKA “Rexhep Mulliqi”- Preshevë, SHKA “Rilindja” Nerazhdë-Tetovë, Bllaca”-Bllacë-Shkup, Ansambli “Rugova”- Pejë-Kosovë, Ansambli polifonik i valleve Gërmec Vlorë, Qendra Kulturore –Gramsh, Qendra Kulturore-Peshkopi, Ansambli Artistik i Valleve “Emin Duraku”- Zhur”-Kosovë , SHKA “Sami Zendeli”- Negotinë-Gostivar, SHKA “Lullja e malsisë”-Strojan-Gostivar, Qendra Kulturore-Mirditë, Qendra Kuluturore Bulqizë, Ansambli “Visaret e Krabës”-Tiranë dhe Ansambli i Ulqinit”-Ulqin.

 

Juria e përbërë nga Suzana Turku-zv/ministre e kulturës, Lili Çingu, valltare e Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore, Kastriot Tusha, këngëtar e pedagog pranë Akademisë së Arteve, Isak Shehu zv/rektor i Akademisë së arteve, dhe Ibrahim Roqi valltar, shpalli grupet dhe individët më të mirë. Sipas vendimit të jurisë vendin tretë e zuri Qendra Kulturore- Gramsh, vendin e dytë Amambli Folklorik “Rugova” dhe çmimin e parë Grupi i këngëve e valleve “Emin Duraku”-Zhur- Kosovë, ndërsa Flamurin e festivalit e mori Qendra Kulturore Peshkopi. Ndërkaq çmimet e karierës i morën Rizvan Sinani për Instrumentin me kavall-Gostivar, Llazam Bardhi, valltar i SHKA “Bllacë” nga Bllaca e Shkupit dhe Xhevat Fana, vallrat- Qendra Kulturore –Dibër e Vogël-Peshkopi. Pjesëmarrësve tjerë për origjinalitetin e trevave të prezentuara, për zellin e treguar në ruajtjen dhe kultivimin e folklorit shqiptar ju dorëzuan mirënjohje. Mysafirë të këtij fstivali ishin maestro i këngës popullore Arif Vladi.

 

Në këtë festival edhe kësaj here u shpalosë veshjet e bukura karakteristike shqiptare, daullja, çiftelia, dairja, okarina, fyelli, gajdeja, kushtrimi dhe humori, i dhanë vulën këtij festivali. / R. TORTE

 

SHKRUAN GAZETA “FAKTI” MË DATË 5 NËNTOR 2007

1 Koment

  • Linku për koment Administrator Saturday, 19 March 2011 12:28 posted by Administrator

    Ju kemi më të mirët, vetëm vazhdoni kështu se jeni shembull për Artin dhe Kulturën tonë të madhe Shqipëtare....

    Ju përshëndes, Meti nga Gjermania

Komento artikullin

Sigurohu para dërgimit, të gjithë fushat me shënjën (*) duhet të plotësohen. Basic HTML është e lejuar.
Komenti juaj do të publikohet pasi që është konfirmuar nga Administratori. Falemenderit për inkuadrim.

Foto nga Arkivi i Ansamblit të Zhurit

Foto e rastit

FestivaliPrizren2006 47.jpg

Komentet e fundit

Kalendari 2011

Kalendari 2011 - Shkarkoje Falas

Logo e Ansamblit

"AAKV" Ansambli artistik i këngëve dhe valleve "Emin Duraku" nga Zhuri

Kontakti

Kontakti me Drejtorin